AKTUALITET, 5 Prill 2023, 18:44

“Isha i mërzitur”/ Shqiptarit i ‘erren’ sytë, qëllon me armë në ajër dhe kërcënon fqinjin italian: Futu brenda se...

“Isha i mërzitur”/ Shqiptarit i ‘erren’ sytë,

Një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër. Ngjarja ndodhi në Pavia të Italisë mbrëmjen e së martës. Mediat italiane raportojnë se i riu qëlloi me dy të shtëna në ajër dhe kërcënoi me vdekje një fqinj të tij.

Teksa u arrestua, shqiptari i ishte ankuar autoriteteve se ishte "i mërzitur" dhe kështu doli në rrugë dhe qëlloi dy herë në ajër.

Më vonë, kur një fqinj i frikësuar shikoi nga dritarja, i dyshuari e kërcënoi atë me vdekje dhe e urdhëroi që të kthehej menjëherë në shtëpi.

Arma e zjarrit shqiptarit iu gjet në banesë, ndërsa u sekuestrua si provë materiale. Tashmë shqiptari do të përgjigjet për krimet e kërcënimit dhe prishje të qetësisë publike.