AKTUALITET, 5 Prill 2023, 16:28

Dyshohet se pësoi arrest kardiak pas hedhjes me parashutë, humb jetën shtetasi çek në Himarë

Dyshohet se pësoi arrest kardiak pas hedhjes me parashutë, humb

Një shtetas çek ka humbur jetën pas hedhjes me parashutë në Himarë.

Policia bën me dije se viktima rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.