TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen vendimet e qeverisë që u miratuan ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Vendimet në fjalë përfshijnë shpronësimet, marrëveshjen me BE-në për pjesëmarrjen në programin “qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”, për platformën e monitorimit dhe verifikimit, etj.
Sipas vendimit, shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Kuçovë për zonat që preken nga projekti “Rikualifikimi urban i lagjes “Llukan Prifti”, Bashkia Kuçovë”.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “ndërtesë” dhe “ullishte”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 873 996 lekësh. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 873 996 lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Kuçovë.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Bashkia Kuçovë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia Kuçovë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Kuçovë, për pasuritë e shpronësuara.
VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN “QYTETARËT, BARAZIA, TË DREJTAT DHE VLERAT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.