TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Çesma e Vidhajt “ në Gjerbës të Mallakastrës është i vetmi burim natyror furnizimi me ujë për 120 familjet e këtij fshati.
Edhe pse të rrethuar nga burime e rezervate uji, banoret prej më shumë se tre dekadash, vuajnë mungesën e këtij shërbimi jetik në përditshmërinë e tyre. Ndër vite janë bërë dy investime që kanë mundësuar shtrirjen e rrjetit ujësjellës në çdo shtëpi, por uji në çezmat e këtyre banorëve nuk ka mundur të arrijë. “Në këto kushte jemi të detyruar të mbushim ujë me bidona në burimin e vetëm të fshatit është dy kilometra larg”, shprehet një banor.
Dikush me gomar dhe dikush me automjet, e nisin ditën duke zënë radhë për ujë dhe ky është ritual i përditshëm dy apo tre herë në ditë, duke na e vështirësuar së tepërmi jetesën thonë ata.
“Nuk mu ndanë bidonat nga supet…”, shprehet një e moshuar e zonës. Ndërsa sigurimi i ujit paraqitet si një sfidë e ngjashme me atë të kohëve primitive, banorët e këtij fshati thonë se përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike, mungesa të sistemit vaditës, por edhe rrugë të pashtruara. Gjerbësi thonë ata është lënë në mëshirë të fatit.