AKTUALITET, 25 Korrik 2025, 10:51

Vajza akuzohet se mbyti babanë me tel, arrestohet edhe e ëma, policia: Pastroi trupin e bashkëshortit që të mos zbulohej krimi

Vajza akuzohet se mbyti babanë me tel, arrestohet edhe e ëma, policia:

Policia ka arrestuar nënën e 26-vjeçares Ermalinda Rama, e cila akuzohet se i ka marrë jetën babait të saj duke e mbytur me tel. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet mbytës, për motive të dobëta, babanë e saj.

"Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme"- njoftoi policia.