AKTUALITET, 25 Korrik 2025, 11:29

Ambasada amerikane në Tiranë: Qëndrimi në SHBA përcaktohet nga oficeri kufitar, jo nga data e skadencës së vizës

Ambasada amerikane në Tiranë: Qëndrimi në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA me vizë turistike.

Sipas ambasadës, kohëzgjatja e qëndrimit në SHBA nuk përcaktohet nga data e skadencës së vizës, por nga vendimi i oficerit të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes në territorin amerikan.

“Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit, JO nga data e skadencës së vizës,” thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar sot nga Ambasada në rrjetet sociale.