AKTUALITET, 25 Korrik 2025, 15:15

Merr flakë Maserati në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër

Merr flakë Maserati në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër

Një automjet tip Maserati, me targa AB 803 RX, ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, pasditen e sotme.

Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në pjesën e përparme të mjetit.