TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e zjarrvënies së ndodhur një ditë më parë në fshatin Kakavijë, njësia Dropull, ku u dogjën katër banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore, ndërsa u rrezikua edhe jeta e banorëve.
I arrestuari është K. V., 39 vjeç, banor i zonës, i cili dyshohet se gjatë punës me troko (gur fresibël) në oborrin e banesës së tij ndezi zjarr, i cili më pas, për shkak të erës së fortë, doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një zonë të gjerë banimi.
"Identifikohet dhe nxirret përpara përgjegjësisë penale, autori i zjarrvënies së djeshme, në fshatin Kakavije.
Gjatë punës me troko (gur fresibël), ndezi zjarr që rrezikoi jetën e banorëve, si dhe dogji 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore, arrestohet 39-vjeçari.
Banorët u evakuan nga shërbimet e Policisë, ndërsa zjarri u shua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të Zjarrfikëses, Policisë së Shtetit, FRONTEX-it dhe Forcave të Armatosura, të asistuara nga helikopterë të autoriteteve greke.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në fshatin Kakavije kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. V., 39 vjeç, banues në këtë fshat.
Nga këto veprime rezultoi se 39-vjeçari, gjatë punës në banesën e tij, me troko, ka shkaktuar zjarr, i cili i favorizuar nga era e fortë, ka rrezikuar jetën e banorëve në fshatin Kakavije, si dhe ka djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm"- njoftoi policia.