TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka përfshirë vetëm pak minuta më parë një pyll dhe kullota në fshatin Strelcë të Njësisë Administrative Gorë në bashkinë e Maliqit.
Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila është nisur me forca të shtuara drejt vendit ku ka rënë zjarri. Mësohet se zjarri po merr përmasa.
Drejt vatrës janë nisur edhe forca të tjera për ndihmë përfshirë këtu bashkinë dhe policinë.
Priten detaje të tjera në vijim lidhur me shkaqet dhe situatën.