AKTUALITET, 11 Prill 2023, 10:43

Zgjedhjet vendore/ Meta: Kemi gati planin që ul taksat dhe koston e jetesës, i jep hov zhvillimit të ekonomisë

Zgjedhjet vendore/ Meta: Kemi gati planin që ul taksat dhe koston e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ka gati planin që ul taksat dhe koston e jetesës. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se mbështesin shqetësimin e qytetarëve për rritjen e taksave dhe të çmimeve.

Sipas tij, plani i Partisë së Lirisë për uljen e taksave i jep hov  zhvillimit të ekonomisë.

“Të dashur miq. Ishte kënaqësi komunikimi me ju dje në rrjetin social Facebook. Një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura prej jush ishte rritja e taksave dhe rritja e çmimeve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ne e kemi dëgjuar zërin tuaj. Ne e mbështesim shqetësimin tuaj. Prandaj ne  kemi gati planin që ul taksat, që ul koston e jetesës dhe që i jep hov zhvillimit të ekonomisë.

Ulja e taksave vendore dhe ulja e kostove të jetesës nis me votën tuaj për Koalicionin “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj. Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta.