TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me tritol në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejes, Benard Ndreca, ndërsa gishtin e fajit e drejton tek Edi Rama, që siç u shpreh Berisha “inauguroi çeljen e fushatës”.
Sipas Berishës, qëllimi i këtij akti terrorist shtetëror ishte eliminimi fizik i Ndrecës. Ai tha se me vendosje tritoli, “Rama e inauguroi çeljen e fushatës elektorale”.
“Sot u krye një akti i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Benard Ndrecës me qëllim eliminimin e tij fizik.
Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është edhe familja e tij. Terroristë shtetëror, sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë kanë vendosur në orën 1:15 minuta të mëngjesit tritolin në makinën e tij.
Benardi, tek nisej për në punë, përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës. Fatmirësisht vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik.
Në këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Ky përben një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat ndaj likuidimit të tij”, tha Berisha.