AKTUALITET, 11 Prill 2023, 11:07

Abuzimi me tenderat, Lefter Alla kërkon lirimin nga burgu, ankimon vendimin në Apel

Abuzimi me tenderat, Lefter Alla kërkon lirimin nga burgu, ankimon vendimin

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka ankimuar vendimin për masën ‘arrest me burg’ në Apelin e GJKKO-së.

Ai akuzohet për një tendër me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Alla, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Aida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e të pandehurit apo jo.

Ndërkohë, seanca është caktuar që të mbahet këtë të premte në orën 09:30.

Lefter Alla u arrestua ashkë me 12 persona të tjerë përfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë së Bulqizës.