TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak orë pas atentatit të ndodhur në Tiranë, pasditen e djeshme policia ka marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës.
Dëshmia e Arben Danit dhe 19 vjeçarit Azbi Selimaj nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët.
Ata kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e plumbave. Arben Dani është mik i viktimës dhe personave të tjerë që ndodheshin në tavolinë me të dhe kishte ardhur nga Durrësi për t’i takuar.
Si ndodhi ngjarja e rëndë një ditë më parë
Atentati ndodhi rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Personat e armatosur lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te spitali i Traumës.
Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Cëroi, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç.
Ky i fundit është kamarier i lokalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet cili ka qenë objektivi i këtij atentati.