TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Kanë qenë familjarët dhe të afërmit e Sejdinit ata që kanë ndarë lajmin. Mësohet se Sejdini vuante prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë.
Qazim Sejdini ishte ndër figurat më të rëndësishme të PS dhe drejtoi për tre mandate Bashkinë e Elbasanit nga viti 2007 deri në vitin 2019 kur vendosi të mos rikandidonte më.
Sejdini lindi në Elbasan në 12 shkurt të 1951. Ndoqi shkollën e mesme “Jeronim De Rada” dhe vazhdoi edukimin e tij të lartë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, nga 1968-1970, në degën e Edukimit Fizik. Nga 1973-1978 vazhdoi studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1983-1987, ai ndoqi studimet në Institutin e edukimit fizik Vojo Kushi në Tiranë.
Në 1970 Sejdini kreu shërbimin ushtarak, më pas në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it.
Më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojrave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.