AKTUALITET, 12 Qershor 2024, 12:40

Opozita thërret sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Le të na prijë flamuri i PD-së i rikthyer në shtëpi

Opozita thërret sërish protestë para Bashkisë së

Partia Demokratike ka njoftuar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha se demokratët do të protestojnë të premten në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës. Protesta e dytë brenda javës, pas asaj të ditës së hënë ku u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Këlliçi shton më tej se “demokratët do protestojnë të premten me flamurin e PD të rikthyer në shtëpi”, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të dashur demokratë, të nderuar qytetarë,

Kthimi në shtëpi i flamurit të Partisë Demokratike, rivendosja e legalitetit, pas një lufte të gjatë me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij, është një lajm i mire, jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët“Le të na prijë kauza dhe besimi se me qëndresë, me përpjekje, fitohet cdo betejë. Asgjë nuk na ndal më në luftën e drejtë dhe fitimtare për ta kthyer edhe bashkinë në normalitet dhe legalitet. Forca juaj, besimi juaj, mbështetja juaj kanë qenë dhe janë motori i fitores që arritëm dje. Pa demokratët, pa qytetarët, asgjë nuk arrihet. Ju bëj thirrje edhe njëherë që, të premten me datë 14, në ora 11, të jemi të gjithë bashkë për ta çuar te shokët Erion Veliajn“, tha Këlliçi.