AKTUALITET, 12 Qershor 2024, 09:15

Vodhën automjetin dhe nuk iu bindën policisë për të ndaluar, hajdutët braktisin mjetin pasi mori flakë

Vodhën automjetin dhe nuk iu bindën policisë për të

Një grabitje si nëpër filma! Dy persona akuzohen se i vodhën makinën një 28-vjeçari në Elbasan dhe pas arratisjes së tyre nga policia, e braktisën ‘Ford’-in në fshatin Dopaj, pasi mjeti u përfshi nga flakët.

Vjedhja ndodhi rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh. Policia po punon për arrestimin e autorëve të grabitjes.

“Rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, dyshohet se 2 shtetas i kanë marrë automjetin tip “Ford”, shtetasit R. Ll., 28 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë pikasur automjetin që këta dy shtetas kishin vjedhur dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por shtetasi që drejtonte automjetin nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Për t’iu shmangur Policisë, 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj. Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”, sqaron policia.