TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mbajtur sot seanca e radhës gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu për çështjen e ‘Gërdecit’, ku kanë dëshmuar 5 ekspertë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar qëndrimin e ekspertëve dhe kërkesën e tyre.
“Në seancën e datës 15 maj ne kërkuam se ishte e nevojshme që të kryhej një akteksperimi i ri në lidhje me këtë çështje. Ekspertet e thirrur në bazë të deklarimeve që thanë herën e kaluar ngre dyshime se kanë qenë shtesë e grupit të hetimit për shkak të pozicioneve që kanë mbajtur në kohën kur kanë kryer aktekspertimin teknik. Në kërkojmë që të bëhet një aktekspetrim me 3 ekspert të pavarur.”, tha Henrik Ligori.
Sakaq, prokurori Klodian Braho theksoi se “kjo është një kërkesë e përsëritur nga mbrojta. Sa i takon aktekspertimit ata kanë pasur kohën e nevojshme për ta shqyrtuar”.
Më pas trupa gjykuese ftoi 5 ekspertët në rreshtin e parë që t’u përgjigjeshin pyetjeve të përfaqësuesit ligjor të Mediut, Henrik Ligori.
Po ashtu mësohet se prokurori i çështjes ka pyetur nëse ekspertet ishin njohur me aktekspertimin, për shkak se ka kaluar një kohë shumë e gjatë. Duke iu referuar kësaj pyetjeje, ekspertët kërkuan kohë që të njiheshin me aktin e ekspertimit.
Dëshmitë
Ymer Stafa: Pas 16 vjetësh, nuk e kam lexuar aktekspertimin
Rasim Metallari: E kam një kopje të aktit, nuk më duhet!
Kadri Cela: Siç thashë edhe seancën e parë, dua të sqaroj pozicionin. Nuk jam ekspert i licencuar, as i gjykatës, as i prokurorisë. Ne kemi qenë të atashuar pranë prokurorisë. Ne kemi bërë një verifikim dokumentacioni dhe kemi dhënë një mendim në lidhje me këtë çështje. Une i kam aktet, por niveli i ekspertit është gjë tjetër.
Ndërkohë, duke iu referuar kërkesës së ekspertëve, edhe prokurori Klodian Braho kërkoi që atyre t’u jepje kohë për aktin e ekspertimit. “T’u jepet koha e nevojshme që ata të njihen me aktekspertimin, pasi kanë dhënë mendim para 16 vjetësh.”, tha ai. Të njëjtin qëndrim kishte dhe avokati i Mediut, Henrik Ligori. “Unë kam kopje të mijat, por dua një kopje që të na jepet nga gjykata.”, tha eksperti Kadri Çela.
Në seancën gjyqësore foli dhe ish-ministri Mediu.
“Zonja gjyqtare përballë jush janë dy palë. Barazia në këtë proces është një e drejtë, e ligjshme. Unë mendoj se gjithë kjo situatë tregon një lloj tendence për të vazhduar në absurditet. Këta zotërinjtë e tregojnë vet që nuk janë ekspert dhe se kanë dhënë një mendim pranë institucioneve. Ky proces është krejt formal, pa suspansë, për te shkuar tek e vërteta. Ne kërkojmë të bëhet një aktekspertimim i ri për të parë nëse ka pasur dëm ekonomik apo jo. Ky akt ekspertimi ka nevojë për një analizë me të thelluar, se pas vitit 2008 ka pasur demontim. Nëse duam proces gjyqësor, që nuk është një debat i anshëm i prokurorisë, le ta kthejmë këtë në proces gjyqësore dhe të mos i zhvillojmë këto seanca sa për të kaluar radhën”, tha Mediu. Pas pretendimeve të palëve, dhe kërkesës së prokurorit, GJKKO vendosi që të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe t’u japë kohë ekspertëve për t’u njohur me aktet e ekspertimit. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 26 qershor, në orën 09:00.