AKTUALITET, 12 Qershor 2024, 12:11

“Shifër marramendëse vizitorësh”, Rama vazhdon paradën e sukseseve: Shqipëria në vitin 2030 do të jetë kampion i turizmit në rajon

“Shifër marramendëse vizitorësh”, Rama vazhdon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës që mbajti në promovimin e kalendarit turistik veror, tha se shifrat e turistëve që kanë vizituar vendin po rriten me ritme të shpejta.  

Ai theksoi se Shqipëria ka hyrë në rrugën e transformimit, ndërsa objektivi kryesor shtoi Rama, është që të Shqipëria brenda vitit 2030 të kthehet në “Evropën e Ballkanit”.

“Një shifër kam dëshirë ta ndaj me ju, sepse është një shifër tejet domethënës, e paimagjinueshëm deri jo shumë vite më parë, shumë kuptimplotë se çfarë po përpiqemi të bëjmë, por edhe orientuese për si do shkojmë më tej.  

Sitet arkeologjike, vetëm më 4 muaj e parë të këtij viti kanë tërhequr 182 mijë vizitorë, ndërkohë parqet kombëtare janë vizituar rreth 800 mijë vizitorë, Këto janë shifra marramendëse potë kemi parasysh se nga jemi nisur.

Gjithmonë e rëndësishme për ne është se ku duhet të shkojmë dhe për këtë kemi fiksuar majën e 2030, si një pikë, ku jo vetëm transformimi I vendit do të behët I pakthyeshëm, por kur Shqipëri do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Evropa e Ballkanit", tha Rama. 

Rama listoi disa projekte infrastrukturore, të cilat do t’i japin frumëmarrje lëvizjes së turistëve nga jugu në veri .

“Shqipëria në 2030 do jetë vend kampion i turizmit në këtë rajon. Do jetë stabilizuar në champions League e Mesdheut, por që do ketë të plotësuara të gjithë ata pjesë të mozaikut, që sot ende mungojnë. Duke u nisur nga infrastruktura, për të cilën ne po bëjmë një punë shumë intensive.

Kemi një sezon të ri, që hapet me disa vepra të mëdha, të infrastrukturës që u vihen në dispozicion udhëtarëve dhe turistëve, duke filluar nga Tuneli i Llogarasë, një ide e vjetër, një zoti legjendar i të gjithë forcave politike, i cili këtë sezon do jetë i kalueshëm për ata që shkojnë në jug, duke vazhduar me rrugën e re Orikum-Dukat, që zbulon një pjesë tjetër të panjohur të trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë, duke vazhduar me aksin Thumanë-Kashar, një aks i rëndësishëm  edhe për vetë faktin se prurja e lartë e automjeteve nga veroi drejt Tiranës dhe më tutje drejt jugut, në sezonit turistik bëhet e papërballueshme. Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët”, tha ai.

Platforma digjitale Kombëtare e Turizmit TEA tashmë është kthyer në një udhërrëfyes jo vetëm të eventeve në destinacionet turistike të Shqipërisë, po edhe me shumë njësi shërbimin duke kryer detyrën e një sporteli digjital “one stop shop”, me qëllim lehtësimin e qëndrimin e çdo turisti dhe vizitori në vendet e tyre të pushimit.