AKTUALITET, 29 Janar 2022, 10:01

Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë Kurt Kola, i biri: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në mushkëri

Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë Kurt

Kurt Kola, ish-i përndjekur politik dhe ish -Kryetari i Partisë “Rruga e Lirisë”, ka humbur jetën për shkak të pasojave nga Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar i biri i tij, Bilal Kola, i cili ka shkruar në rrjetet sociale se i ati u nda nga jeta më 29 janar.

“Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale”, shkruan i biri.


POSTIMI I TE BIRIT

Te nderuar Miq,

Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale.

Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë Kurt