AKTUALITET, 29 Janar 2022, 09:13

Dy operacione antidrogë brenda 12 orëve, policia vë në pranga tre persona. Detajet

Dy operacione antidrogë brenda 12 orëve, policia vë në

Tre persona janë vënë në pranga në dy operacione policore antidrogë të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Lezhë, Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Blutë bëjnë me dije se “mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative organizuan brenda 12 ,orëve, në kushte të vështira të motit , 2 operacioni policore, në kuadër të të cilëve, janë vënë në pranga 3 shtetas dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike”.

Në operacionin policor të koduar “Munella”, në fshatin Domgjon, Fanë, Mirditë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e shtetasve V.Ll. dhe P.N., kanë sekuestruar 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Për këtë sasi kanabisi policia arrestoi shtetasit: V.Ll., 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe P.N. 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kaçinari ” , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë sekuestruar 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.Ç.,36 vjeç, banues në fshatin Arrëz,Mirditë, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç.

Njoftimi nga Policia e Lezhës:

Brenda 12-orëve, finalizohen 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor “Munella” , vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”, vihet në pranga 36-vjeçari, procedohet në gjëndje të lirë babai, si dhe sekuestrohen 18 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Operacionet nga strukturat e DVP Lezhë, Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, zhvilluar në kushte të vështira të motit dhe në terren të thyer malor.

Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në drejtim të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, personave të shpallur në kërkim apo që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar me sukses, brenda 12 ,orëve, në kushte të vështira të motit , 2 operacioni policore ,në kuadër të të cilëve, janë venë në pranga 3 shtetas dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Në operacionin policor të koduar “Munella”, në fshatin Domgjon, Fanë, Mirditë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e shtetasve V.Ll. dhe P.N., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: V.Ll., 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe P.N. 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kaçinari ” , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:B.Ç.,36 vjeç, banues në fshatin Arrëz,Mirditë, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.