AKTUALITET, 9 Dhjetor 2023, 22:46

Murrizi tregon tre faktet që vërtetojnë pazarin Rama-Basha: PD duhet të zmadhohet

Murrizi tregon tre faktet që vërtetojnë pazarin Rama-Basha: PD

Për ish-deputetin Myslim Murrizi,  Partia Demokratike duhet të zmadhohet, përndryshe nuk do të vijë kurrë në pushtet dhe se kjo gjë bëhet duke krijuar hapësira edhe për ata që nuk mendojnë njësoj si Berisha.

Në emisionin “Bilardo në MCN”, Murrizi tregoi faktet që sipas tij vërtetojnë pazarin Rama-Basha.

"Nuk vjen në pushtet me kaq vota, duhet të zmadhohemi. Zmadhimi vjen duke krijuar hapësira dhe për njerëz që nuk duartrokasin Berishën, duke krijuar hapësira dhe për njerëz që nuk mendojnë si Berisha, si Flamuri, Albani, Myslimi.

Duhet të reagojmë të gjithë që t’i pranojë Berisha, nëse jo do të ngelet kështu. Përveç meje duhet të flasin dhe shumë të tjerë për këtë realitet të trishtë.

Duhet të zgjohen të gjithë qytetarët opozitarë, ata që janë dhe s’janë brenda strukturës së kësaj 507 mijë votave dhe duhet të reagojmë nëse qëllimi i Berishës sipas jush (Denis Dyrnjasë), po abstragoj dhe unë, nëse kjo do të vërtetohet, se nuk mund të mashtrosh një masë të madhe, nëse është qëllimi të qëndrojmë në opozitë.

17 maji mbajti 6 muaj në qeveri Bashën dhe Ramën bashkë, edhe pse u bënë zgjedhjet nuk ikën ata. Po të kthehesh të bësh një komision hetimor për të parë sa engjëj kanë qenë këta 6-mujorëshat e sheh se çfarë kanë bërë, jo legalizime, jo tendera.

E dyta është Avokatja e Popullit që edhe pse i ka mbaruar mandati para 2 vitesh nuk e heqin, është pazari i 17 majit.

E treta është që edhe kur ishte te partia e madhe dhe tani që është te partia e vogël, anëtarët e kryesisë së Lulit dhe ata që kanë qenë afër tij me biznese kanë marrë  tendera sa janë shembur, nga 50-80-100 milionë euro nga kjo qeveri Rama që ky e lufton opozitën dhe me këta paska flirt,"-tha Murrizi.