AKTUALITET, 9 Dhjetor 2023, 21:09

Grabitësit hynë në banesë, iu prezantuan dy të moshuarve si efektivë të policisë

Grabitësit hynë në banesë, iu prezantuan dy të

Detaje të reja zbardhen në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prush të Tiranës, ku disa persona tentuan të grabisnin një banesë.

Abc News raporton se gjatë momentit që kanë hyrë në banesë grabitësit, brenda kanë qenë dy të moshuar. Kur kanë hyrë në banesë janë prezantuar si policia.

“Ulu policia” aty kanë nisur edhe ekzekutimin e planit rë grabitjes. Ende nuk dihet se çfarë kanë grabitur për shkak të shokut që kanë kalur dy të moshuarit. Grabitja brenda banesës nuk ka zgjatur për shumë minuta, për shkak se fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kanë njoftuar policinë.

Ekspertët e policisë shkencore shpresojnë që në disa objekte të bandës të përftojnë gjurmë gishtatsh, pavarësisht se ne banesë ka kamera me rezolucion të pastër.