TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur në aksin Berat – Dimal, ku një fouristradë ka përplasur një mjet triçikël, duke e nxjerrë këtë të fundit nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit triçikël.
Mësohet se fouristrada dhe mjeti triçikël ishin dukë lëvizur në të njëjtin sens lëvizjeje.
Drejtuesi i triçikëlit, është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë shërbimin mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burimet policore konfirmojnë paraprakisht se shkak për aksidentit është bërë mungesa e ndriçimit të rrugës si dhe mungesa e sinjalistikës së prapme të triçiklit.