TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konfindustria shpreh shqetësimin për rënien e fortë të euros kundrejt lekut. Ajo vlerëson se shkak për këtë rënie, është edhe vendimi i fundit i muajit nëntor 2023 i Bankës së Shqipërisë për rritjen me 0,25% i normës bazë të interesit për lekun dhe paralajmërimi për rritje të mëtejshme të pritshme.
Në javën e parë të muajit dhjetor 2023, euro është tregtuar në nivel poshtë 101 lekëve. Ky zhvlerësim, i është afruar me shpejtësi nivelit më të ulët historik prej 99-100 lek, të arritur në kulmin e sezonit turistik 2023.
Për Konfindustrinë, fluksi turistik në muajin nëntor është krejtësisht i parëndësishëm për të ndikuar në forcimin e lekut. Forcimi jo i natyrshëm i lekut ka ndikuar drejtpërdrejt në eksportet shqiptare, të cilat kanë rënë me rreth 30% në vitin 2023 dhe sektorët e manifakturës kanë humbje, që shkojnë deri në 100 milionë euro/vit.