AKTUALITET, 13 Tetor 2022, 08:30

Moti/ Shi e temperatura të ulëta, reshjet e shiut do të mbizotërojnë në zonat malore

Moti/ Shi e temperatura të ulëta, reshjet e shiut do të

Shqipëria do të mbizotërohet nga një mot me reshje shiu dhe temperature të ulëta. Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se gjatë 24 orëve, territori i vendit tonë parashikohet të ketë herë pas herë vranësira. Reshjet e shiut do të jenë më të dendura në zonat malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 21 °C

në vendet e ulëta: 15 / 20 °C

në vendet malore: 9 / 17 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.