AKTUALITET, 12 Tetor 2022, 17:34

“O më nxirrni nga burgu, o do të flas”- Berisha flet për lirimin e Alqi Bllakos: Pati ndërhyrje të fortë politike

“O më nxirrni nga burgu, o do të flas”- Berisha flet

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të mërkurë një takim me banorët e Vaut të Dejës.

Në fjalën e tij ish-kryeministri u ndal dhe te lirimin i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, pas prangosjes nga SPAK si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Berisha në fjalën e tij theksoi se për lirimin e ish-deputetit ka pasur ndërhyrje të fortë politike pasi ai kërcënoi qeverinë Rama se do të fliste dhe do të zbërthente aferën e djegësave të plehrave.

“Si mundet një shtet që ka lëshuar urdhër arreste për Zoton, Gugallen dhe Mërtirin, atyre u disbursohen milionat e eurove. Në fakt ato u disbursohen Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt.

E patë hetimin që u bë me deputetin. Ishte i rëndësishëm ai mbante postin e Seklretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. E morën deputetin e vunë në hetim për një çështje çmimi trualli dhe tani e liruan e çuan në shtëpi. Se i tha ai o më lironi o do flas. Ka ndërhyrje të fortë politike për ndërhyrjen e tij.

Prandaj paratë nuk dalin për të subvencionuar ju. Pse qeverisë së Kosovës i dalin paratë për t’u dhënë pensionistëve dhe studentëve 100 euro dhe të dyfishojë ndihmën ekonomike. Kosova më e pasur se ne e ka më të vogël buxhetin. Problemi është se aty nuk vjedh qeveria këtu te ne vjedh. Qeveria kthen në mallkim për qytetarët të gjitha pasuritë publike”, tha Berisha.