TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për raportin e Dik Martit.
Kurti është pyetur gjatë një konference për mediat teksa tha se nuk mund ta komentojë fjalimin e Ramës pa e dëgjuar.
Kryeministri kosovar sqaroi se ka pasur agjendë të ngjeshur dhe nuk ka mundur ta dëgjojë.
“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramnës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha ai.
Fjalimi i Ramës ka shkaktuar reagime të shumta. Mes shqiptarëve kryesisht lëvdata, ndërsa mes politikanëve serbë kryesisht kritika.
Kryeministri Edi Rama, ka nisur fjalimin në Këshillin e Evropës, duke kërkuar rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rama e nisi fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës duke theksuar se çështja duhet të kthehet nga histori konflikti në histori bashkëpunimi, nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare.
“Ju jam mirënjohës për mundësinë për tju drejtuar kësaj asambleje për një çështje thelbësore të drejtësisë. Unë përfaqësoj Shqipërinë, por nuk kam ardhur këtu të flas vetëm për të. Tema e shqetësimit që dua të ndaj me ju lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin.Ajo që do them lidhet me rolin që Europa dhe institucionet luajnë sesi i zhvillojnë këto marrëdhënie. Ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunimi kërkon një besim tek institucionet ndërkombëtare. Marrëdhëniet tona me njëri tjetrin ndërmjetësohen nga institucionet ndërkombëtare. Dëmi shkon shumë larg, përtej tragjedive individuale”, ka deklaruar Rama.