TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar fjalimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty-t dhe pretendimet e krimeve të luftës nga UÇK.
Gjatë një takimi që zhvilloi me banorët e Vaut të Dejës, Berisha deklaroi se fjalimi i Ramës ishte skandali i rradhës në Këshillin e Europës.
Sipas Berishës, janë qëndrimet e Ramës që e kanë çuar në burg Hashim Thaçin.
Berisha: Ishte sot në Këshillin e Europës, mbajti fjalimin. Ju ngrit përfaqësuesi i Rumanisë, tha jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori. I tha pse ke frikë nga hetimi.
Nëqoftëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës që vraponin për të bllokuar gjykatën. Gjykata nuk bllokohet, dhe sot sërish bëri skandali në Këshillin e Europës dhe u ngrit tjetri dhe i tha që ke gabuar adresën, “këtu nuk jemi prokurori, jemi deputetë”. Dhe i tha që ky Ballkani i Hapur është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova këtë, ndërsa ti e promovon këtu. Kudo që udhëton, udhëton si antishqiptar i mirëfilltë.