TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë demokratikë Sali Berisha ka zhvilluar takim me banorët në Vaun e Dejës. Ai e nisi fjalën e tij duke vënë në pah shpopullimin që po ndodh në vend.
Për këtë ai ja vë fajin qeverisë ku thotë se është rezultat i dorës së mbrapsht që qeveris sot. Sipas Berishës pasuritë përrallore janë shndërruar në një mallkim për ne.
“Takohemi në një moment të vështirë, dramatik për vendin. Në jug gjeta një shpopullim të madh, por kjo është kudo.
Kjo ndodh në një kohë kur vendi sa u përket pasurive natyrore është i bekuar. Kjo është nga dora e njeriut të mbrapsht që qeveris sot.
Së pari, sepse vjedh natë e vjedh ditë. Pasuritë përrallore janë shndërruar në një mallkim për ne.
Prodhimet tuaja kur janë të bollshme nuk sjellin asnjë fitim. Qeveria vjedh të ardhurat, 1 km rrugë këtu ndërtohet me 23 milionë euro”, tha Berisha.