TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Këshillit të Evropës nga kryeministri Rama, i cili mori në mbrojtje luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sulmoi raportin e Dick Martyt si të pavërtetë.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa thekson se kryeministri shqiptar tha një të vërtetë të madhe në Asamblenë e KiE, ndërkohë që sulmoi udhëheqësit politik të shtetit të Kosovës për të cilët tha se po mbrojnë kolltukët e tyre.
“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë.
Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkruan Mustafa.