TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me tenderat nga ana e qeverisë.
Ai shprehet se, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare brenda këtij muaji ka shpallur katër tendera për blerje që sipas tij janë të panevojshme, përfshirë këtu tantella apo dyshekë plazhi, edhe pse siç shkruan Blushi jemi në muajin tetor.
Statusi i Tedi Blushit
Mijëra euro taksa për luksin e shfrenuar të Edi Ramës: Tendera për blerje tantellash, kupa akulloresh, gota kristali, mermer për sapunë, shezlong e çadra plazhi
Kur qindra mijëra shqiptarë luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, Qeveria keqpërdor me babëzi taksat e qytetarëve për t’i garantuar Edi Ramës dhe oborrit të tij një jetesë luksi.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare vetëm këtë muaj ka shpallur katër tendera (dokumentat bashkëlidhur) për blerje krejtësisht të panevojshme dhe fyese, nga tantellat deri në dyshekë plazhi (jemi në muajin tetor) për shtëpitë e tij të pushimit.
Ndërkohë që për qytetarët në nevojë dhe nëpunësit e administratës ndan ndihma ekonomike me “thërrime”, të moshuarve nuk u rrit pensionet dhe pedagogëve në protestë u thotë se Buxheti i Shtetit nuk ka para për t’u rritur rrogat, Edi Rama vazhdon shpenzimet marramendëse për t’i garantuar vetes të tilla “salltanete”.
Kryeministri u kërkon sakrifica shqiptarëve në këtë kohë krize por vazhdon të shpërdorojë frikshëm paratë publike për luksin e vet.
Ndaloni urgjentisht prokurimet kriminale dhe ndani këto fonde për shtresat më në nevojë!