AKTUALITET, 12 Tetor 2022, 20:40

Zbardhen detaje, debati para plagosjes me armë në Vlorë

Zbardhen detaje, debati para plagosjes me armë në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llakatund, Vlorë.  Mësohet se me plagë plumbi në këmbë në spitalin e Vlorës ka mbërritur 19-vjeçari Sebastian Jallaj.

Paraprakisht mësohet së bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes dy të rinjve. 19-vjeçari Jallaj ka ardhur në Llakatund me një automjet tip “Benz” dhe sapo ka dalë nga makina ka nisur të konfliktohet me autorin.

Më pas, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Jallajn në këmbë dhe më pas është larguar. Mendohet se bëhet fjalë për një bashkëmoshatar të të plagosurit ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur për arsye banale.

Ndërkohë, krimet e rënda në zonë po kontrollojnë zonën.

NJOFTIMI I POLICISE

Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.