AKTUALITET, 12 Tetor 2022, 17:54

“A do të bënit për Haradinajn atë që po bëni për Thaçin?” Rama nuk përgjigjet: Fyese për mua

“A do të bënit për Haradinajn atë që po bëni

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat shqiptare pasi iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty.

Rama: Jam i bindur që kur të hyjnë më thellë do ta shikojnë që gjëja është më e rëndë se ç’them unë.

Është normale që të kenë rezerva sepse siç e dëgjuat në nuancat e fjalët të disave, u ndien e të fyer në punën e tyre. Unë nuk erdha këtu t’i fyej dhe as të vë në dyshim qëllimin e mirë, por me një qëllim të mirë është bërë një vepër shumë e shëmtuar dhe një gabim tragjik.

Unë jam i bindur që e vërteta e Kosovës do shkojë në vendin e duhur. Sepse drejtësinë e Kosovës nuk e mbulon dot sedra e askujt.

Pyetje: A do të bënit të njëjtën gjë nëse në bankën e të akuzuarve nuk do të ishte miku juaj Hashim Thaçi, por një luftëtar tjetër i Kosovës, psh Ramush Haradinaj?

Rama: Më vjen shumë keq, po kësaj pyetje nuk i përgjigjem, është fyese për mua.