AKTUALITET, 28 Shkurt 2023, 12:05

Meta akuza Ramës: Po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen

Meta akuza Ramës: Po bën gjithçka që shqiptarët dhe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta  në mënyrë të vazhdueshme ka ngritur shqetësimin e shpopullimit të vendit dhe kjo sipas tij për shkak të keqqeverisjes.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson “kryeministri po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen”.

Meta thekson se dhënia fund e shpopullimit është mision kombëtar dhe detyrim madhor.

“Shpopullimi është një plagë e madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri që po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.

Ne duam dhe jemi të vendosur t’i japim fund dramës së shpopullimit.

Ky është një mision kombëtar dhe detyrim madhor që kemi ndaj brezave të së ardhmes.

Ne nuk duam më një Shqipëri me qytete të zbrazura dhe gomone të mbushura, por një Shqipëri ku qytetet gumëzhijnë nga gjallëria dhe zhvillimi dhe ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre”, shkruan Meta.