TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erion Alibej është thirrur për të dëshmuar në Gjykatës e Posaçme në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Procesi këtë të martë zhvillohej për vrasjen e Runajt që u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020.
Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teks ai pyetur nga gjykata për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër.
“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”.
Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej këmbenguli, se problemi familjar sapo kishte ndodhur. Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që t’i jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.
Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që konstatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt.
Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë.