TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e 7 të pandehurve të akuzuar për trafik të mjeteve motorike. Mes të pandehurve janë edhe tre punonjës policie Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha.
Drejtuesi i grupit, i cili mendohet se është Selaudin Shahini, duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë. Më pas ishte Ndriçim Shahini, kushëriri i Selaudinit, personi që kujdesej për shitjen e mjeteve.
Përveç tyre, në pranga kanë përfunduar edhe: Ervis Cara, (kushëri i Ndriçimit); Aurel Shatri (shok i Ervisit); Vojsava Doda (Punonjëse e Policisë – Lidhje e Selaudinit); Endi Ahmetaj (Punonjës i Policisë – Lidhje e Selaudinit) dhe Fatri Braha (Punonjës i Policisë).
Të gjithë ofronin ndihmën në forma e metoda të ndryshme për të bërë transportin e mjeteve të vjedhura nga Kosova për në Shqipëri duke i kaluar nga dogana e Morinës.