TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni, ishte planifikuar që qendrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër të hapeshin në datën 1 gusht të vitit 2024.
“Të dy qendrat do të jenë operative nga 1 gushti i vitit 2024”, tha Meloni në 5 qershor 2024, gjatë vizitës së saj në Shqipëri. Euronews Albania i është drejtuar fillimisht zotit Andrea Arnaldo, këshilltarit të kryeministres Giorgia Meloni për t’i kërkuar një përgjigje zyrtare nëse qendrat në Gjadër e Shëngjin do të jenë funksionale në datën 1 gusht.
“Për shkak të valës së të nxehtit gjatë verës është vendosur që të ndërpriten punimet për ndërtimin në Gjadër gjatë orëve gjatë ditës, për të ruajtur kujdesin e punëtorëve. Kjo gjë mund të ketë zgjatur kohën, por është duke u punuar që të hapen qendrat sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Italiane.