TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet dhe se selia e PD, "do të çlirohet".
Policia nuk po lejon rikthimin e Berishës dhe protestuesve në selinë e PD-së, pas ndërhyrjes me kërkesë të Lulzim Bashës.
Ky i fundit hodhi një sasi të jashtëzakonshme të gazit lotsjellës, duke sjellë probleme shëndetësore për personat brenda dhe jashtë selisë.
"Selia është shndërruar në bunker të shtetit. Ne e konsiderojmë shtëpinë tonë dhe do ta çlirojmë. Nuk është shtëpia e Edi Ramës, Edi Rama ka shtëpi tjetër!
Ne nuk përdorëm dhunë, por u dhunuam nga të gjitha anët. Kjo është një gabim i rëndë, një krim.
Për të hyrë në shtëpi të vet nuk mund t'ja mbyllësh derën kujt. Ai mbylli derën dhe kjo do të ndodhë. Nuk është vila private e Bashës, është shtëpia e demokratëve", tha Berisha për mediat.