TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mazhoranca miratoi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit me 79 vota, ndërsa në sallë mungoi opozita.
Ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi procedurën e seancës plenare për votim të projektvendimeve në rend dite dhe të Rregullores së Parlamentit, opozita e pranishme në diskutime u ngrit dhe braktisi sallën.
Ky largim erdhi menjëherë pasi kryetari i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij për procedurë, ku u shpreh që mazhoranca të tërhiqej nga shkelja e Kushtetutës dhe të mos e kalonte.
Teksa Peleshi kërkoi votimin për prezencë dhe më pas procedurën e votimit, deputetët e PD dhe aleatët e tyre u larguan.
Mazhoranca vijoi me votimet e ndryshimit të rregullores, duke e miratuar me 79 vota pro dhe asnjë kundwr e asnjë abstenim. Mungonin 57 deputetë në sallë.