TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kërkesa e mazhorancës për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit ka sjellë tensione në sallën e Parlamentit mes opozitës dhe PS-së.
“Për ju kjo Kushtetutë është prostitutë dhe s’ka asnjë vlerë”, iu drejtua Sali Berisha deputetëve socialistë në seancën parlamentare.
Ai u shpreh se janë të vetëdijshëm që mazhoranca do t’i kalojë ndryshimet pasi ka votat e nevojshme për ta kaluar në Kuvend, duke shtuar se nuk njohin as ligj e as moral.
Berisha: Asgjë nuk ju pengon të shkelmoni Kushtetutën. Ju s’njihni as ligj e as moral, silleni si një bandë me rregullat e mafies.
Po mashtroni publikun, precedenti ishte konsensus, sot nuk ka konsensus, por qëndrim, kërkohet të zbatohet Kushtetuta.
E dimë se këto ndryshime do të votohen se këto ndryshime do të ndodhin. Për ju kjo Kushtetutë është prostitutë dhe s’ka asnjë vlerë.