AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 13:49

Masakra me 4 viktima në Dobraç/ AMP çon policët e Shkodrës në Prokurori, akuzohen për shpërdorim detyre: Lejuan të ikë personin e tretë

Masakra me 4 viktima në Dobraç/ AMP çon policët e

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç. 

Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Buhatit.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Ndërkohë, ende mbetet mister personi që shfaqet në videon nga vendngjarja.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Ende mbetet mister personi që del në video, ndërkohë që dyshohet se pikërisht ky person është Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit.

Ka dyshime se Ibrahim Lici të jetë lënë nga efektivët që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që për autoritetet 32-vjeçari është një nga personat më të kërkuar për krime të rënda.

Shkodra u trondit pasditen e 30 tetorit nga një atentat mafioz që la pas 4 viktima. Hamza Lici, 23 vjeç, vëllai i Ilbrahim Licit dhe Arlind Bushati 32 vjeç u vranë me breshëri plumbash teksa udhëtonin me një makinë tip Benz S Class.

Ndërsa çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin dhe përplasi motoçikletën e çiftit Basha.

Ibrahim Lici, i cili dyshohet se është personi i tretë që ndodhej në makinë, dyshohet se ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, plagë të lehta që nuk i kanë rrezikuar atij jetën.

Për këtë gjë Policia ka ushtruar kontrolle në spitale dhe klinika private të Shkodrës, kontrolle që nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Megjithat hetuesit kanë dyshime të forta se Ibrahim Lici pas masakrës ka shkuar në banesën e tij dhe më pas është dërguar me një makinë në qytetin e Fierit ku është mjekur në një klinikë private.

Ndërkohë vijojnë kontrollet në klinikat private jo vetëm në Fier, por edhe në qytete të tjera të jugut.