AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 12:24

LIVE/ “Jam i papunë”, komisioni Hetimor për Sterilizimin, dëshmon ish-ministri i Shëndetësisë: Ilir Beqaj paraqet dy kërkesat e tij

LIVE/ “Jam i papunë”, komisioni Hetimor për Sterilizimin,

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka nisur dëshminë e tij në komisionin hetimor për sterilizimin.

Dëshmia:

Vokshi: Ju lutem gjeneralitetet tuaja?

Beqaj: Ilir Hamit Beqaj, datëlindja 18,02,1968

Vokshi: Profesioni?

Beqaj: I papunë

Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?

Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në statusin juridik, dlifji përcakton se kur ju merrni leje në gjykatë për dëshminë time, dua të di nëse gjykata ka një kornizë për dëshminë

Vokshi: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendosje nga hetimi penal. Sikur kemi vepruar edhe me dëshmitarë të tjerë, duke siguruar që kemi marrë të gjitha hapat e duhura, do ju ftoja të vijmë me deklaratën të kontekstualizuar

Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga shkresa e ardhur nga prkuroruia e posaçme

Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra.

Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve.