AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 12:33

Debate te "Sterilizimi"/ Beqaj kërkon të bëjë dëshminë me Power Point, refuzohet nga Vokshi

Debate te "Sterilizimi"/ Beqaj kërkon të bëjë

Ish ministri Ilir Beqaj kërkoi në nisje të dëshmisë së tij që deklaratën ta bëjë me anë të poëer poin me ilustrim. Por kjo nuk është pranuar nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi. 

Beqaj: Në bazë të ligjit në statusin juridik ligji përcakton kur ju merrni lejen për dëshminë gjykata ju jep dhe një kornizë. Dua të di nëse ka ndonjë kornizë nga gjykata.

Vokshi: GJK Ka përcaktuar që hetim parlamentar nuk ka ndonjë mbi vendosje për hetimin ndaj një dëshmitari. Sikurse kemi vepruar me dëshmitarët e tjerë duke ju siguaruar për të gjithë hapat me konsensusin e deputetëve të këtij komisioni, ju ftoj të vazhdojmë me deklaratën.

Ndreca: Nuk kemi kufizim të ardhur nga SPAK, nuk është shoqëruar me ndonjë kufizim të caktuar për këtë çështje.

Beqaj: Nga deputetët iniciues shpesh është thënë për të të informuar publikun. Edhe unë dua të në një prezantim me zë figurë numra atë çka kemi përgatitur.

Vokshi: Ju lexova të drejtat që jep ligji. Kodi i procedurës penale sikurse me çdo dëshmitar tjetër ka patur, brenda të drejtave që ligji përcakton, pa humbur kohë do doja të kalojmë te deklaratë e kontekstualizuar paraprake dhe sa më konçize. Është një dëshmi që e kemi kërkuar dhe pyetjet janë të shumta

Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga dokumentacioni i ardhur nga SPAK.

Beqaj: E dyta, në vijim të asaj që kam mundur të ndjek nga komisioni dje, nga deputetët inicues është thënë për të informuar publiku. Ndaj dua të them për publikun me zë e figurë e shifra.

Vokshi: Ne si komision respektojmë të gjitha të drejtat për një deklaratë të konstetualizuar paraprake.

Ndreca: Jemi njohur me një komunikim të kryetares me avokatin, jo ën emër të komisionit.

Vokshi: Nuk kam nevojë të marr leje nga komisioni. Jam këtu për të garantuar zbatimin e ligjit.

Ndreca: Kur lihet në emër të komisionit… kërkesa e bërë nga Beqaj nëpërmjet komisionit është legjitime.

Vokshi: Konferencë me poëerpoint le ta bëjë në gjykatë, jo këtu.

Ndreca: Vullneti yt personal nuk mund t’i mbivendoset komisionit

Vokshi: Beqaj nuk është më i mirë se dëshmitarët e tjerë.

Ndreca: Ka të drejtë të bëjë deklaratën e tij siç e mendon ai. Kontekstualitetin e deklaratës e përcakton dëshmitari. Nëse i heqim këtë të drejtë… duhet të dëgjojmë me durim çdo gjë që Beqaj mendon se duhet t’i thotë komisionit. Çdo kufizim është dhunim i të drejtave të dëshmitarëve.

Vokshi: Ju jeni në konflikt interesi nuk duhet të jeni fare këtu.

Kujtojmë se prokuroria e akuzon atë për “shpërdorim të detyrës” në lidhje me një kontratë 10-vjeçare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Hetimet për këtë çështje u mbyllën më 18 mars të këtij viti dhe u ngrit aktakuzë ndaj tetë personave të tjerë, përfshirë edhe ndaj zëvendësministrit, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Këta dy të fundit ndodhen në paraburgim.

SPAK-u i akuzon ata për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.