TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri Ilir Beqaj, i cili doli për pak orë nga qelitë e burgut për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, duket se nuk i zë besë Kuvendit.
Pasi i hoqën prangat nga duart, Ilir Beqaj u fut në sallën ku zhvillohet mbledhja i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa në duar mbante një çantë me dosje dhe jo vetëm.
Sapo mbërriti në vendin e caktuar në tij në tavolinë një gjest i ish-ministrit të Shëndetësisë tërhoqi vëmendjen.
Ilir Beqja nxorri dy shishe ujë nga çanta e tij, për vete dhe avokatin, dhe largoi shishet e vendosura në tavolinë nga punonjësit e Kuvendit.