AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 10:53

Debate te "Sterilizimi", Ndreca: Beqaj, dëshmitari kryesor! Vokshi: E lëshuat hajdutin dy-metrosh, vetëm Vilma Nushin jo

Debate te "Sterilizimi", Ndreca: Beqaj, dëshmitari kryesor!

Debat i forte mes kryetares se komisionit per shendetesine, Albana Vokshi dhe nenkryetarit socialist Plarent Ndreca, ndekohe qe pritet te deshmoje ish ministri Ilir Beqaj.

Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh, Kemi sot dëshmitarin kryesor, zoti Beqaj, i cili më shumë se kushdo tjetër do të japë të dhëna dhe dëshmi mbi procedurat që kemi si objekt hetimor, Duhet të vijojmë pa humbur kohë me Beqajn.

Albana Vokshi: Beqja është një prej dëshmitarëve, jo kryesor, çdo dëshmitar ka vlerën e vet. Të vijë Vilma Nushi. E lëshuat edhe IUlir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon. Nuk bëjmë hap pas, konsiderojmë kyç dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.