AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 13:37

Hetimi parlamentar/ Beqaj nuk tërhiqet nga Power Point, Vokshi i heq fjalën! Deputetja socialiste Spahiu: Dëshmitari ka të drejtë kushtetuese

Hetimi parlamentar/ Beqaj nuk tërhiqet nga Power Point, Vokshi i heq

Vijon ende debati tek Komisionin hetimor për Sterilizimin lidhur me kërkesën e Ilir Beqajt për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Poëer Point, kërkesë e refuzuar nga opozita dhe kryetarja Albana Vokshi.

Beqaj nuk ka hequr dorë nga kjo kërkesë, ndërsa deputetja socialiste Klodjana Spahiu tha se dëshmitari ka kërkesë kushtetuese. 

Beqaj: Thashë dua të flas avokati.

Vokshi: Këtu nuk kemi ftuar avokat. Kemi ftuar shtetasin Ilir Beqaj. Avokati është për t’ju mbrojtur ju që të mos gaboheni.

Beqaj: Nuk tërhiqem, kemi bërë kërkesë proceduriale.

Vokshi: Jo nuk ju lejohet.

Spahiu: Dëshmitari është në të drejtën e tij që ti paraqisi me fjalë, me fotografi me video. Ne vazhdojmë e sorollatim njëri tjetrin. Nëse ju nuk  keni frikë nga e vërteta. Të vazhdojmë siç e garanton kushtetuta. Do ju lexoj nenin 34 të rregullores.