TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku onkolog Edmond Gashi ka dalë nga arresti shtëpiak prej kësaj të hëne, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të zbusë masën e sigurisë nën garancinë pasurore 20 milionë lekë. Tashmë, Gashi mund të vazhdojë punën si mjek në klinikat private.
Dhe kështu ka ndodhur. Fill vendimit të togave të zeza, klinika private "Megis" në pronësi të mjekut Edmond Gashi, ka njoftuar se ky i fundit është rikthyer në klinikë.
"Me kënaqësi ju informojmë se Dr. Edmond Gashi është rikthyer në klinikën tonë dhe është gati t'ju mirëpresë me kujdesin dhe përkushtimin që e karakterizon. Pas një periudhe sfiduese, Dr. Gashi është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë shërbimin e tij profesional për të gjithë ju.
Ju ftojmë të rezervoni takimin tuaj për një përkujdesje shëndetësore të përkushtuar dhe të plotë. Dr. Gashi ju mirëpret", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga klinika private, e cila ishte gjithashtu pjesë e kontrolleve të SPAK, kur u zbardh skandali i mjekëve që merrnin para nga pacientët me kancer.
Edmond Gashi ndodhej në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", por vazhdimisht ka kërkuar heqjen e saj, sepse thoshte se kishte shumë pacientë që e prisnin për trajtim. Kërkesa e tij është pranuar dje nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Edmond Gashi do të jetë i lirë me garanci pasurore 20 milionë lekë.