AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 11:28

VIDEO/ I rrethuar nga policë, mbulon prangat me xhup: Pritet të dëshmojë tek 'Sterilizimi', Beqaj në korridoret e Kuvendit

VIDEO/ I rrethuar nga policë, mbulon prangat me xhup: Pritet të

Ish ministri i Shëndetësisë, Ili Beqaj ka lënë qelinë dhe do të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Ai ka hyrë i rrethuar nga forca të shumta policisë, ndërsa ka hequr xhupin për të mbuluar prangat.

Ish ministri Ilir Beqaj pritet të dëshmojë në Komisionin e ‘Sterilizimit’.

Ndërkohë është bërë publike një video ku Beqaj duket në korridoret e Kuvendit teksa ecën pa prangat në duar. Ish ministri po pret momentin kur do të paraqitet përpara komisionit për të dëshmuar lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Më herët ai erdhi në mëngjes nga ambjentet e burgut i shoqëruar nga forcat e policisë me pranga në duar.

Beqaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj


, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 të tjerë.

Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Nën hetim janë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Kujtojmë se biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmoi për disa orë në komisionin hetimor, ndërsa ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj më 20 shtator.