AKTUALITET, 26 Maj 2026, 21:22

Marta Kos: Kur të mbyllen negociatat, do i ngjitem malit të Korabit me Ramën! Rama: Mund t’i ngjitemi kullës Eiffel kur Franca të thotë “po”

Marta Kos: Kur të mbyllen negociatat, do i ngjitem malit të Korabit me

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, është shprehur se mbështet vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027, ku dhe deklaroi se nëse kjo arrihet të përmbushet, do ngjisë malin e Korabit me kryeministrin Edi Rama.

Marta Kos: Ky sukses është bërë i mundur për shkak të mbështetjes së qytetarëve shqiptarë dhe falë udhëheqjes tuaj të fortë. Procesi i zgjerimit në të vërtetë, ne mblidhemi sa herë që flasim për kapitujt, për piketat, për grupet, çelje e mbyllje, por gjithçka çfarë bëjmë, e bëjmë për njerëzit.

Dhe kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik, ku zgjerimi është përparësi e BE-së dhe nëse dikush e kupton që kjo dritare, kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, ky është vendi juaj.

Dhe duke kuptuar këtë, ju mund të jeni të suksesshëm. Kur flasim për datat, iu thashë që mbështesim vizionin e qeverisë së Shqipërisë për t’i mbyllur negociatat deri në fund të 2027 dhe pastaj do t’i ngjitemi Korabit së bashku me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë shtesë mbyllëse që kam pasur sot.

Rama: Mund të bëjmë një kompromis, mund t’i ngjitemi kullës Eiffel kur Franca të thotë “po, mirë se erdhët në klub”. Do të jetë më e vështirë se Korabi.