TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel se Shqipëria i çeli kapitujt e anëtarësimit në BE brenda një kohe të shkurtër çka “na bën të ndihemi të inkurajuar por edhe me më shumë përgjegjësi”.
Rama përsëriti përkushtimin dhe dashurinë e Shqipërisë për Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme.
“Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në, e pashtershme dhe pa kushte. Një dashuri që shpesh është vënë në provë, por ne jemi të lumtur pasi kemi kaluar një tjetër gur kilometrik.
Ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe ishte shumë shpejt. Kaluan nga kjo fazë te nisja e mbylljes së kapitujve. Ndihemi të inkurajuar, por edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që nuk është fundi. Është vetëm fillimi i fundit dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër.
Është momenti për t’u thënë gjithë shqiptarëve që kanë ndjekur IBAR me shumë pasion, dhe kjo fjalë u bë shumë trend. Sot kemi një vend që ka një PBB mbi 27 miliardë euro. E nisëm me 10 mld. Kemi një vend me pagë mesatare 912 euro në privat dhe 1100 në publik. E gjitha kjo lidhet me punën që ne të gjithë po bëjmë. Kemi një sistem drejtësie të fuqizuar dhe që është i pavarur si kurrë më parë. Rrugëtimi ynë evropian është i pakthyeshëm. Do të jemi pjesë e kësaj familjeje brenda kësaj dekade”, tha Rama.